Shit-blerja e votave, Rama u përgjigjet gazetarëve në Bruksel: Janë 20 persona nën hetim, janë nga të gjitha partitë

1 Mars 2021 | 14:27

Fenomeni i shit-blerjes së votave në Shqipëri u bë çështje diskutimi në konferencën e përbashkët për mediat në Bruksel mes kryeministrit Rama, përfaqësuesit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Shefi i qeverisë shqiptare teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve theksoi se aktualisht janë 20 persona, të cilët janë vënë nën hetim nga Prokuroria. 

“Të dëgjoj në gjuhen time një deklaratë kaq të pabesueshme se askush nuk është hetuar, asgjë nuk ka ndodhur sa u takon rasteve të dyshuara për blerje votash, ndërkohë që ka 20 persona të ndjekur, të akuzuar nga prokuroria dhe ndërkohë që flasim janë në proces e sipër. Pra, po zhvillohet procesi ndaj tyre. Janë 20 persona të dyshuar për blerje votash nga të gjitha partitë me që ra fjala”, tha Rama.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se autoritetet organizuese të zgjedhjeve duhet të japin garanci duke respektuar ligjin.

“Ne po i afrohemi zgjedhjeve, që janë përgatitur në një mënyrë mjaft tërësore. Kemi pasur një marrëveshje midis partive parlamentare dhe partive jashtëparlamentare për reformën zgjedhore. Ky është element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sjell garanci për zgjedhjet. Në duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë dhe duam të shohim se përpjekjet do të bëhen nga autoritetet organizuese të zgjedhjeve ndaj çdo blerje vote”, tha Varhelyi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026