Dita kundër Korrupsionit, Balla: Ftoj qytetarët të denoncojnë rastet e policëve

9 Dhjetor 2023 | 15:57

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Në një inspektim në rrugët e kryeqytetit, ku u takua me drejtues e punonjës të Policisë Rrugore, Ministri u informua nga Shefi i Komisariatit Besmir Qibini se janë rreth 300 drejtues mjeti nën akuzë “Për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.

“Ju nxis që çdo rast të çdo tentative ryshfeti, ta denonconi menjëherë. Dënimet shkojnë nga 6 muaj deri në 1 vit burg, por edhe ne duhet të publikojmë gjithë rastet dhe mos të harrojmë se besimin e qytetarëve tek Policia e rritim nëse e e luftojmë këtë fenomen me të gjitha forcat”, ishte apeli i Ministrit për efektivët e Rrugores.

Ai i ftoi ata të jenë shembulli e modeli i një qasjeje të re, që do ngrihet në një nivel tjetër në Polici.

Më tej, Balla ftoi dhe qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Nga ana tjetër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit tha ai, duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministri nënvizoi se qytetarët presin nga Policia, zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit.

Në prag të festave të fundvitit, ministri Balla kërkoi më shumë prezencë të Policisë në akset rrugore, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026