“Kur shkelet besa”- Pajtuesi i gjaqeve: Çfarë thotë Kanuni për vrasjen e Liridonës
Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Real People” në Euronews Albania, ku analizoi sipas Kanunit vrasjen e Liridona Ademaj.
Ai e cilësoi vrasjen e bashkëshortes si më të rëndën në kodin zakonor shqiptar, e cila nuk mund të falet, e as të tolerohet.
Sipas Markun gruaja në Kanun, aq më tepër kur është nënë, është e paprekshme, pasi është “Perëndia e fëmijëve”.
“Kurrë nuk ka ndodhur të dhunohet gruaja siç ka ndodhur në kohët e sotme. Mbi të gjitha gruaja kur ishte me fëmijë, nëna ishte “Perëndia e fëmijëve” të cilën nuk mund ta prekësh as ta ofendosh”, tha ai.
Nga ana tjetër, i pyetur për mënyrën se si duhet të veprojnë familjarët e Liridonës, u përgjigj kështu:
“Mendoj se në këtë rast ata duhet sigurisht të vetëpërmbahen se dhe ai është babai i dy fëmijëve. Dhe në këtë rast zakoni futet se dy fëmijët mbetën pa nënë, por tani babi le të jetë gjallë, kudo që të jetë për ata dy fëmijë. Në këto raste gjykimi zakonor është për dëmin më të vogël. Kur të rriten dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e gjykimit të veprës së prindit të tyre. Kur të shkojnë 16-vjeç duhet t’u thuhet gjithçka dhe të japin mendimin e tyre, nëse pranojnë babain si baba, kudo që të jetë ai”.
Pajtuesi i gjaqeve tha se fëmijët sipas Kanunit i përkasin familjes së nënës, por mund të ketë dhe marrëveshje mes dy familjave për të trashëguar gjakun dhe pronën e babait.
“Nuk duhet të ishin prononcuar në media. Nëse prononcohen, prononcimet duhet të jenë të matura, mbi të drejtën dhe zakonin.
Kur kanë vrarë bashkëshorten, Kanuni i ka dënuar rëndë. Nuk mund ta vrasësh pasi është motra e dikujt. Edhe nëse vret një bashkëshorte ajo nuk lë burrin dhe fëmijët në gjak, lë familjen e vëllezërve dhe ata përgjigjen për këtë rast.
Fëmijët sipas zakonit i lihen familjes së nënës, por nëse arrihet marrëveshje mes familjeve, atëherë supozohet se fëmijët janë trashëgimi e babait dhe do të vijojnë të trashëgojnë gjakun dhe pronën e familjes ku ishte martuar mamaja. Në këtë rast zgjidhet me pleqësi mes dy familjeve”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar