“Edhe arsimi i lartë i dështuar”, Sallabanda: Sistemi Bolonjës nuk funksionoi
Arsimi i detyruar nuk është i vetmi që ka problem dhe prodhon nxënës të dobët, por edhe arsimi i lartë ka probleme.
Profesor Kita Sallabanda, në cilësinë e anëtarit të Bordit të Akreditimit dhe Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, deklaron se sistemi i Bolonjës që aplikohet në universitetet tona ka dështuar. Ai thotë se Shqipëria ka kohë deri në vitin 2027 për të përafruar kurrikulat me direktivat e BE.
“Shqipëria është duke funksionuar me sistemin e Bolonjës, që ka treguar se ka dështuar në shumë raste dhe BE po mundohet të ndryshojë këtë sistem dhe ta kthejë në një proces mësimdhënieje nga ana praktike dhe jo teorike siç është Bolonja”, thotë Kita Sallabanda neurokirurg.
Sa i takon rezultateve të PISA 2022, Sallabanda pohon se problematikat janë disa.
“Ka problem strukturale që ne duhet t’i korrigjojmë. Ka problem të cilësisë në mësimdhënie dhe ka problem të një hapje të paparë të universiteteve private. Ka pak motivim nga mësuesit dhe pak motivim nga nxënësit”, u shpreh Sallabanda.
Të mbledhur në një konferencë shkencore, ekspertë të fushave të ndryshme mjekësore vunë në dukje diferencat e universitetit në Shqipëri me vendet e Europës.
Aplikimi i sistemit të Bolonjës në universitetet shqiptare synonte të nxirrte profesionistë të aftë për tregun e punës, por ekspertët sot gjykojnë se ky sistem është tepër teorik dhe i lë të rinjtë pa aftësi praktike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur