Artistë tregojnë momentet e fundit me Kabashin, Qirjako: Ulërita kur e mora vesh

10 Dhjetor 2023 | 18:03

Artisti Mirush Kabashi ndërroi jetë me 5 dhjetor 2023 pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Euronews Albania nëpërmjet emisionit “Profil” i ka kushtuar një dokumentar, ku artistët kujtojnë me mall kolegun e mikun e tyre të ndjerë.

Këngëtarja Irini Qirjako theksoi se iku një thesar i artit shqiptar ndërsa tregoi dhe se si e mori vesh lajmin e vdekjes së Kabashit.

“Iku një artist, kollos i skenës. Unë e kisha mik të shtrenjtë. Ishim gjithmonë bashkë. Ai ishte njeri i drejtë i ndershëm, donte gjithmonë vetëm të vërtetën, Ishte një thesar i artit shqiptar. E mora vesh në televizor. Kam uluritur. Nuk doja ta besoja por unë e dija që ai vuante që ishte i sëmurë. Kishte kaq kohë që vuante. Nuk e dublonte askush tjetër”- u shpreh ajo.

Sakaq aktori  Ndriçim Xhepa u shpreh : Kam pnuar në film me Mirushin. Kujtoj që Mirushi ishte një aktor vërtetë i veçantë me talentin e tij. Ishte aktor shumë punëtor, me një sedër dhe një angazhim të jashtzakonshme.

Ndërsa Federik Ndoci theksoi se Mirush Kabashi lindi për të qenë i madh dhe kështu do të mbetet.

“Ne njiheshim para se të vinte te filmi. Mirushi ka qenë pjesë e pëlqimit tonë që në  hapat e parë në kinomotografi. Mirushi kishte një mjeshtri aktori shumë natyrale që të hynte në zemër. Ai ka lindur me qenë i madh dhe kështu do të mbetet. Do të kujtohet si njeri i madh”-theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026