Dorëzimi i listës së kandidatëve në KQZ, Gazment Bardhi: Afatet na i cakton ligji, jo komisioneri

1 Mars 2021 | 20:25

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i pranishëm në Euronews Albania foli për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh se afatet kohore për të dorëzuar listën finale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e përcakton ligji dhe jo komisioneri.

Sipas tij, Partia Demokratike ka procedurat e veta të brendshme për të miratuar emrat e kandidatëve, ndërsa shtoi se selia blu pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, organ ky, i cili ka tagrin të certifikojë në mënyrë përfundimtare emrat e kandidatëve për deputetë.

“Së pari ne detyrimet na i përcakton ligji dhe jo komisionari. PD-ja ka procedurat e veta të brendshme të miratimit të kandidatëve, sigurisht do ketë vendimmarrje të kryesisë së partisë dhe të Këshillit Kombëtar që do miratojë listën e kandidatëve. Patjetër që do thirret Këshilli Kombëtar. Vendimin e merr Kryesia e partisë dhe e certifikon në mënyrë përfundimtare Këshilli Kombëtar i PD-së”, tha ai.

Më tej z. Bardhi paralajmëroi se do ketë emra të rinj në listën e kandidatëve, për aq kohë sa një pjesë e drejtuesve politikë në qarqe janë emra të rinj: “Ndryshime ka për sa kohë ka emra të rinj si drejtues politikë”, shtoi ai.

Ndiqni diskutimin e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Gazment Bardhi: Në Qarkun e Elbasanit, PD synon 8 mandate

Gazment Bardhi tregon se PD ka skualifikuar kandidatë me probleme që në fazën e parë

”Kriza politike prej mungesës së të majtës”, Adrian Thano: Asnjë palë s’ka moral për të qeverisur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021