Masat anti-COVID në Evropë, ashpërsim në Çeki dhe Finlandë, lehtësim në Gjermani e Danimarkë

1 Mars 2021 | 20:59

Forcat policore dhe ushtarake në Republikën Çeke ngritën 500 pika kontrolli në mbarë vendin, ndër më të prekurit nga coronavirusi në BE, duke shënuar me masa kufizuese 1-vjetorin e rënies së pandemisë.

Rreth 30 mijë efektivë u përfshinë në operacionin e paprecedent për të siguruar zbatimin e masave.

Në Finlandë, kryeministrja Sanna Marin njoftoi aktivizimin e kompetencave të emergjencës, teksa qeveria po bëhet gati të prezantojë masa më të rrepta kundër COVID-it.

 “Mbyllja e përkohshme e bizneseve që ofrojnë ushqime dhe pije synon të ndalë epideminë, bashkë me masat e tjera të miratuara. Situata e virusit është negative dhe po përkeqësohet, ndaj qeveria vlerëson se është jetike reduktimi i kontaktit fizik,” – u shpreh kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin.

Në Gjermani, qytetarët mbushën ditën e hënë floktoret, që rihapën dyert pas një mbylljeje 2-mujore. Bëhet fjalë për një hap drejt normalitetit, me vendin që dëshiron lehtësimin e kufizimeve, por edhe druhet nga variantet e reja të virusit.

Lëvizja erdhi pasi shkollat fillore u hapën një javë më parë, me vendim të kancelares Angela Merkel dhe guvernatorëve të 16 landeve.

Edhe Danimarka lehtësoi disa nga kufizimet, duke lejuar bizneset e vogla, përfshirë dyqanet, të rihapen në shkallë vendi. Por floktoret mbetën të mbyllura dhe fëmijët mbi klasën e katërt vijojnë të studiojnë nga shtëpia.

Ndërsa rastet e reja me COVID po rriten në veri të Italisë, ishulli i Sardenjës ka fituar statusin e “zonës së bardhë”, që lejon konsumimin e ushqimeve dhe pijeve në restorante dhe kafene, si dhe hapjen e palestrave, kinemave dhe teatrove pas disa muaj mbyllje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026