Bilanci i rindërtimit në Durrës, qytetarët të shqetësuar, punimet në pallate dhe banesa individuale nuk kanë nisur
Procesi i rindërtimit në Durrës duket se po ecën me hapa të ngadaltë. Ai përbëhet nga disa programe, të cilat Euronews Albania zbriti për t`i parë nga afër në terren.
Kompleksi “Jedas” është njëri prej komplekseve më të mëdha të banimit që ka pësuar një dëmtim të shkallës së lartë, DS4, por puna për rikonstruksionin e tij nuk ka nisur ende.
Fran Pjetri ndonëse është zhvendosur me qira diku tjetër, për çdo ditë vjen të shoh nëse punimet kanë nisur.
“Ne kemi qenë 200 e ca familje që keni banuar në këtë pallat. Asgjë më e vogël në të nuk ka mbetur. Me këta të bashkisë keni folur, kemi marrë kontakt disa herë, na kanë premtuar. Projektin e kanë bërë thonë deri nga 10-15 marsi fillon puna”, u shpreh zoti Pjetri.
Pas këtij pallati, një tjetër është shembur tërësisht që në muajin tetor, por mungesa e rrethimit dhe nisjes së punimeve e ka kthyer në një vend të rrezikshëm për banorët e lagjes.
Në një tjetër lagje të Durrësit ky pallat që pritet të rindërtohet nga e para, sapo është shembur.
Deri tani Bashkia e Durrësit ka shpërndarë 1000 grande për rikonstruksionin e banesave, ndërsa ka në proces për miratim edhe 5700 aplikimeve te reja.
Banorët, banesat e të cilëve kanë pasur dëmtime më të lehta kanë marrë grandet për riparimet e brendshme, por janë në pritje për rikonstruksionin e jashtëm të pallateve ku ata jetojnë.
“Vetëm ne banorët kemi marrë lekët, kemi bërë punimet nga brenda. Nga jashtë asgjë”, tha një tjetër banor.
Në zonën e Kënetës ky çift të moshuarish, të cilët kanë mbetur pa strehë ndonëse marrin një bonus, në shtëpinë e marrë me qira shkojnë vetëm gjatë natës, me shpresën se ditën dikush nga grupi i rindërtimit do të vij t`i kërkojë.
“Unë jam 80-vjeç, gruan e kam 78-vjeç, shtëpinë nuk janë duke e bërë, fjalët e mira, po gurët në tratsë. Nuk ka bërë gjë, boll kam shkuar te njësia, thonë nuk kanë ardhur letrat”, u shpreh i moshuari.
Sipas kryetarës së Bashkisë Durrës, puna po ecën paralelisht me të gjitha programet.
“Është rindërtimi nga e para kemi dy objekte në qytetin e Durrësit që kanë filluar punën. Kemi në total 24 objekte në qytet dhe njësi administrative. Paralel me pallatet kemi 2 site shumë të rëndësishme, njëri është në njësinë administrative Manëz, që do strehoj 9 objekte, të cilat u shembën në zonë dhe Spitalla që do ketë 80 objekte 4 katësh për të strehuar 900 familje. Presim që fondi shqiptar i zhvillimit të filloj me infrastrukturën e këtyre zonave. Ka filluar puna për 500 objekte, në muajin nëntor filloj procesi i rindërtimit të banesave individuale. Ne kemi filluar 4 objektet e para DS4. Presim që brenda kësaj jave të na dorëzohen nga studio fituese dhe instituti i ndërtimit bashkë me oponencat 10 objekte të tjera””, tha Emiriana Sako.
10 shkolla kanë përfunduar ndërkohë procesin e rindërtimit, nga 32 objekte përfitues të kësaj kategorie.
Në lidhje me afatin e përfundimit të punimeve për objektet që kanë nisur punën kryetarja e Bashkisë u shpreh: “Për banesat individuale kemi afat muajin prill, pallatet e para që kanë filluar kemi afat muajin prill. Sigurisht që edhe objektet që nuk kanë filluar do kenë një kohë ekstremisht të shkurtër.”
Nisur nga dinamika e zhvillimit të këtij procesi, 62 familje kanë aplikuar për përfitimin e grandeve me qëllim rindërtimin vetë nga e para të banesave së tyre.
Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera