Spërkatet me benzinë dhe i vihet flaka vilës në Berat gjatë natës
Pak minuta pas mesnate një zjarr ka rënë në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Gjatë momentit të zjarrit në vilën në pronësi të Dritan Qato i cili prej shume vitesh është emigrant në Itali ndodhej babai i tij Shain Qato 78 vjeç i cili prej disa kohësh jetonte vetëm në ambientet e vilës.
“Në orën 24:00 morëm njoftim nga një qytetar për një zjarr banese në një vilë 3-katëshe, menjëherë në vendngjarje shkojë grupi shërbimit më një mjet zjarrfikës dhe me të ardhur në vendgjarje pamë që vila ishte shpërthyer në zjarr, kati i tretë i vilës kishte shpërthyer në zjarr. Pronari i vilës quhet Dritan Qato i cili jeton në Itali dhe aty ndodhej babai i pronarit Shaih Qato 78 vjeç në katin e dytë, Shaihini ishte në gjumë”- tha Artan Merko Shefi i Repartit zjarrfikës Berat.
Sipas shefit të repartit zjarrfikës ekipi i zjarrfikësve kanë evidentuar se ambientet e vilës ishin të spërkatura me benzinë, ndërsa janë lajmëruar dhe strukturat policore për kqyerjen e vendngjarjes pasi dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.
“Menjëherë u bë ndërhyrja sepse vila ishte spërkatur nga të katër anët me benzinë, u bë e mundur ndërhyrja nga forcat tona, kërkuam dhe grupin e gatshëm në ndihmë erdhën dhe dy mjete të tjera zjarrfikëse dhe u bë e mundur fikja komplet e vatrës së zjarrit”- shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta