Beleri: Emri i zyrtarit të PD krah Berishës që ka ardhur në burg të më takojë

11 Dhjetor 2023 | 22:08

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, tha në një intervistë ekskluzive për drejtuesen e emisionit Now në Euronews Albania, Erla Mëhilli se gjatë qëndrimit në paraburgim e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë grekë, përfshirë 2 ministra.

Por vizita që i ka dhënë më shumë shpresë, siç theksoi ishte ajo e kreut të kishës ortodokse, Janullatos.

Ai zbuloi se nga politikanët shqiptarë ka shkuar ta vizitojë në burg, përveç Vangjel Dules së PBDNJ, vetëm sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso.

“Vizita që më ka dhënë më shumë shpresë ishte ajo e Janullatos që më tha se duhet të kemi durim dhe besim te Zoti se do dalim faqebardhë. Kanë ardhur 2 ministra grekë, që i njihja para se të bëheshin ministra, një eurodeputet dhe një deputet. Nga politika shqiptare ka ardhur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso”, tha Beleri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026