“Në datë 27 marrim vulën e PD”,Çollaku: Po fitoi Berisha, partia izolohet nga SHBA
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania caktimi i datës 27 si ditë ku Gjykata e Lartë do të japë vendimin se kujt i takon sigla dhe vula e Partisë Demokratike, do i jap fund shumë diskutimeve.
Ai tha se vetë nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë subjekti që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike. I pyetur se çfarë do të ndodhe nëse vula i jepet Berishës, ai tha se në këtë rast partia do të jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më në fund, me një zgjatje të jashtëzakonshme ka një datë ku Gjykata e Lartë do të japë një verdikt. E kam thënë jo vetëm sot, besoj se është një moment i mirë për ta qartësuar njëherë e mirë legjitimitetin e Partisë Demokratike, është një ditë e mirë, nëse mendojmë në mënyrë racionale për të ndalur konfliktin brenda partisë.
Unë nuk kam asnjë plan, apo synim politik të qëndroj në asnjë subjekt që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.
Në rast se do drejtohet nga Sali Berisha ajo do jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do jemi fatkeq se partia jonë do kthehet në një parti të izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dua të di se çfarë do bëjnë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike do vazhdojnë betejën pas vendimit të gjykatës?”-tha Kreshnik Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta