Apeli lë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe të akuzuarit e tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi përfundimisht me 4 vjet e 6 muaj burg ish-gjyqtaren e Apelit në Korçë Mimoza Margjekën, për akuzën e “korrupsionit”.
Por vendimi pezullon ekzekutimin e dënimit, e për rrjedhojë në përfundim Margjeka do të kryejë 3 vjet shërbim prove si edhe i mohohet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Nga ana tjetër, për Arben Carën, bashkëshortin e saj, gjykata dha 4 vite burg, ndërsa për avokatin Skënder Demirin u dha dënimi me 3 vjet burgim që konvertohet në aq vite shërbim prove. Po i njëjti dënim me Demirin u dha edhe për Klaudio Zhillën.
Për Nejton Balin 1.2 vite burg konvertuar në 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove. Vetëm Arben Cara ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin. Sipas SPAK këta persona akuzohen se i kanë dhënë gjyqtares Margjeka shumën e 6000 eurove për të ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Erion Bali, vëllain e Nejton Balit i arrestuar për trafik klandestinësh kundrejt “garancisë pasurore”. Sasinë e parave e mori bashkëshorti i ish-gjyqtares.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Kinemaja e Shkodrës, gati për transformim. Do i rikthejmë identitetin
- “Kam pacientë që mezi ecin, të paralizuar nga azoti i tullumbaceve”-mjeku nga Londra
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë