SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Berishën, zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit

12 Dhjetor 2023 | 12:51

Është zbardhur shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit ku kërkon autorizimin për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet, SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie” vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e Gjykatës.

“Mbështetur në nenin  73  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,. Nenin 231, 260, 288, 289 të K, Penale si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrënguese nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale  dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale në atë të arrestit me burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr. Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.”- thuhet në shkresë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026