“Në datë 27 marrim vulën e PD”,Çollaku: Po fitoi Berisha, partia izolohet nga SHBA

12 Dhjetor 2023 | 12:20

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania caktimi i datës 27 si ditë ku Gjykata e Lartë do të japë vendimin se kujt i takon sigla dhe vula e Partisë Demokratike, do i jap fund shumë diskutimeve.

Ai tha se vetë nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë subjekti që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike. I pyetur se çfarë do të ndodhe nëse vula i jepet Berishës, ai tha se në këtë rast partia do të jetë një parti e sanksionuar dhe e izoluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më në fund, me një zgjatje të jashtëzakonshme ka një datë ku Gjykata e Lartë do të japë një verdikt. E kam thënë jo vetëm sot, besoj se është një moment i mirë për ta qartësuar njëherë e mirë legjitimitetin e Partisë Demokratike, është një ditë e mirë, nëse mendojmë në mënyrë racionale për të ndalur konfliktin brenda partisë.

Unë nuk kam asnjë plan, apo synim politik të qëndroj në asnjë subjekt që nuk është sigla zyrtare e Partisë Demokratike.

Në rast se do drejtohet nga Sali Berisha ajo do jetë një parti e sanksionuar dhe e  izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do jemi fatkeq se partia jonë do kthehet në një parti të izoluar nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë dua të di se çfarë do bëjnë deputetët e tjerë të Partisë Demokratike do vazhdojnë betejën pas vendimit të gjykatës?”-tha Kreshnik Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026