Policia spanjolle sekuestron 7.5 tonë kokainë, në pranga 20 persona nga Ballkani
Policia spanjolle tha sot se ka sekuestruar 7.5 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në portin veriperëndimor të Vigos, e cila ishte fshehur në ton të ngrirë që do të shpërndahej në të gjithë Evropën.
Në aksion janë arrestuar edhe 20 persona që i përkasin dy organizatave nga Ballkani, i cili siç thuhet është “goditje e madhe” për një prej rrjeteve më të forta të shpërndarjes në Evropë, raporton Reuters.
Policia thotë se kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë në Galicia, rajoni i Atlantikut të Spanjës që kontrabandistët e kanë përdorur për dekada për të shpërndarë drogë në Evropë.
Rrjeti i kontrabandës krijoi një kompani për të importuar dhe tregtuar mallra të ngrira nga vende të ndryshme të botës, si dhe për të investuar në pasuri të paluajtshme dhe e përdori atë si front për kontrabandën e drogës.
Policia spanjolle gjatë mbikëqyrjes disamujore të kompanisë zbuloi se kompania po fshihte përfshirjen e saj në kontrabandën e drogës duke dërguar një numër të madh kontejnerësh me marka të kompanive të ndryshme nga e gjithë bota në portet e tjera të Gadishullit Iberik.
Policia sekuestroi gjithashtu 3.5 tonë kokainë të fshehur në kontejnerë transporti në portin e Valencias.
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama