“Gjermania po na bën presion për Kosovën”, Vuçiç: Ministrja e Jashtme, lobim për KiE

12 Dhjetor 2023 | 17:31

Aleksandar Vuçiç thotë se Gjermania është vendi i Bashkimit Europian që po ushtron më shumë presion ndaj Serbisë për Kosovën.

Në një intervistë për median serbe, Vuçiç deklaroi se ministrja e jashtme e Gjermanisë, përfaqëson për të modelin klasik të presionit të fuqive të mëdha ndaj Serbisë.

“Kam folur disa herë më ministren Gjermane, Annalena Baerbock. Nuk mendoj se ajo është e paedukuar dhe jo e zgjuar, përkundrazi. Por mendoj se ata jetojnë në botën e tyre dhe nuk e shohin realitetin. Ishte Gjermania që shtoi presionin ndaj Islandës për të hyrë në Këshillin e Europës. Presidenti i Islandës tha hapur se nuk donte, por ishte presioni i të tjerëve”, tha Vuçiç.

Presidenti serb deklaroi se Serbia nuk ka bërë asnjë lëshim për Kosovës dhe se gjatë qeverisjes së tij janë hequr disa njohje. Ai akuzoi opozitën serbe dhe pse ka retorikë më të ashpër për Kosovën, nëse vjen në pushtet do të ndihmojë në njohjen e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026