Vuçiç akuzohet për blerje votash, partia e presidentit me call center

8 Dhjetor 2023 | 15:51

Në kulmin e fushatës elektorale në Serbi ka shpërthyer një skandal për blerje votash. Një grup investigimi gazetarësh zbuloi një call center në periferi të Beogradit, ku me anë të telefonatave rekrutoheshin votues në këmbim të votës për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Në call centerin ku punon rreth 300 të rinj, qytetarëve u premtoheshin vende pune ose rekrutoheshin për fushatë në këmbim të votave.

Sipas mediave serbe, kompania ishte në pronësi të një biznesmeni të afërt më Partinë Progresiste të Aleksandër Vuçiç. Një gazetar arriti të depërtonte brenda call centerit dhe të ndiqnin gjithë procedurën sesi kryhej rekrutimi i qytetarëve.

Presidenti Serb mohoni se qendra ku bëheshin telefonatat përdorej për blerje votash. Në një reagim të shkurtër ai deklaroi se çdo parti ka nevojë për ekipe të rinjsh që bëjnë telefonata për fushatës. Zyrtarë të partisë së Vuçiç thanë se pagesat që janë premtuar për gazetarin e infiltruar në qendrën e telefonatave kanë qenë për punën që do kryenin si aktivistë dhe jo për votimet.

Ndërkohë media serbe kanë nxjerrë dokumente që tregojnë se në qendrën e telefonatave përdoreshin lista të detajuara votuesish, si dhe shënime për pagesa apo premtime për vende pune.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026