Zgjidhet shefi i inteligjencës në Serbi, kush është i besuari i Vuçiç

8 Dhjetor 2023 | 10:16

Tomislav Radovanoviç, ish-shefi i Shërbimit për Metoda Speciale të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë,  është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

Radovanoviç në fillim të këtij viti u shkarkua nga pozita e tij në MPB, nga ku kaloi në Agjencinë për Informim të Sigurisë, ku eprori i tij ishte AleksandËr Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti.

Ai është i njohur për publikun për faktin se ka qenë i ftuar në TV Prva në gjysmën e dytë të vitit 2021, ku ka folur për faktin se në MPB ka pasur një strukturë paralele që ka përgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në shkurt të këtij viti, NIN shkruante se sipas vetë Vuçiqit, Radovanoviç i ka treguar se po përgjohej. Ai po ashtu ka deklaruar se nuk i ka besuar menjëherë Radovanoviçit sepse nuk ka dashur të jetë paranojak.

“Pashë një muaj, dy apo tre muaj më parë, një deklaratë zyrtare të nënshkruar nga Radovanoviç, se ishte e qartë se një grup po punonte për të mbledhur informacione për mua dhe familjen time, do t’u them njerëzve se dikush po e bënte me urdhër të dikujt tjetër. Ishin të përfshirë faktorë të huaj. Kudo që shkonte Danilo dilte fotoja e tij”, deklaroi askohe Vuçiç.

Tomislav Radovanoviq është edhe ish-shefi i Brigadës Intervenuese të MPB-së së Beogradit, ka qenë pjesë e ekipit më të afërt të Dijana Hrkaloviç, ish-sekretare shtetërore në MPB, shkruan Danas.

Ai, siç raportojnë mediat ne Beograd, kishte shumë materiale të regjistruara nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë e njerëz të tjerë me influencë, apo të përgjuara, biseda që e bëne atë një nga të preferuarit për postin e drejtorit të policisë në fund të vitit 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026