Hiri i vullkanit Etna mbulon qytetin e vogël siçilian të Zafferana Etnea

2 Mars 2021 | 16:17

Vullkani i Etnës, shumë i njohur në Itali për faktin që vazhdon të jetë ende aktiv, duke filluar nga data 16 shkurt ka shpërthyer të paktën 7 herë.

Së fundmi ai mbuloi me një shtresë pluhuri të zi qytetin Zafferana Etnea. Rrugët e qytetit të vogël sicilian janë mbuluar nga pluhuri dhe hiri i vullkanit dhe qytetarët lokalë duhet ta pastrojnë atë.

“Këtë mëngjes, rreth orës 9.30 hiri filloi të binte dhe po mundohemi ta pastrojmë atë. Ashtu siç po e shikoni po mundohemi ta vendosim hirin në anë të rrugës sepse nuk kemi thasë të mjaftueshëm për ta future atë. Shpresojmë që bashkia ta pastrojë sa më parë sepse hiri është i rrezikshëm në rrugë,” – thotë Marco, rezident i qytetit Zafferana Etnea.

Për fat të mirë, shpërthimet e vullkanit nuk kanë sjellë plagosje apo humbje jete, por pastrimi i hirit është një sfidë që nuk mbaron kurrë.

Por rreziku është i pranishëm sepse shpeshherë rezidentët e këtij qyteti janë munduar që të mbrohen nga rënia e gurëve apo mbetjeve të tjera të vullkanit, të cilët fluturojnë në ajër gjatë shpërthimeve të tij.

Lexoni gjithashtu:

Papa Françesku pritet të vizitojë të premten Irakun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026