Ronaldo i thur elozhe Al Nassr: Më vjen keq që nuk erdha më parë

13 Dhjetor 2023 | 15:51

Ronaldo është padyshim lojtari më me influencë në botë ne futbollit e këtë e tregtoi në kalimin e bërë drejt Arabisë Saudite.

Pas ikjes së tij, një numër i madh futbollistësh braktisën Evropën, duke kaluar në ekipe si Al Nassr, Al Shabab apo Al Hilal. Vetë portugezi po kalon një superformë, ndërsa ndihet i lumtur për vendimin e marrë muaj më parë.

“Jam shumë i lumtur që luaj për Al Nasr dhe mezi pres të vazhdoj të luaj për këtë klub të madh. Më vjen shumë keq që nuk kam ardhur më herët, por tani jam këtu dhe do të mundohem ta ndihmoj skuadrën të arrijë suksese”, tha Ronaldo.

Ronaldo udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin arab, ku ka gjetur 16 herë rrugë ne rrjetës, ndërsa numëron 8 asiste.

Ai është kthyer në liderin e padiskutueshëm të skuadrës, ndërsa është gjithashtu më i paguari. Kujtojmë se 38-vjeçari u transferua nga Manchester United drejt Al Nassr, ndërsa interesi ndaj tij qe i lartë, madje dhe nga ekipi i fëmijërisë, Sporting Lisbon. Që prej nënshkrimit me Al Nassr është përfshirë në mbi 40 gola.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026