Kosova do t’i marrë vaksinat në muajin maj, COVAX do të dërgojë 100 mijë doza AstraZeneca

2 Mars 2021 | 18:34

COVAX ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj. Në këtë listë është vendosur edhe Kosova. Lajmi i konfirmua edhe nga zëdhënësi i ministrisë së shendetësisë në Kosovë, Faik Hoti.

Kosova pritet të përfitojë 100,800 vaksina AstraZeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”.

COVAX ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.

Kosova ende është duke pritur dozat e para të vaksinave anti-COVID, edhe pse ishte premtuar se ato do të mbërrijnë në muajin shkurt, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Prej nisjes së pandemisë, autoritetet kosovare kanë pikasur mbi 70 mijë raste me COVID-19.

Lexoni gjithashtu:

Shkurti mbyllet me 97 vdekje, Kosova ende në pritje të vaksinave të premtuara

Rriten rastet e infektimeve në Kosovë, 8 persona humbin jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026