VIDEO| Elefanti ndalon furgonin me pasagjerë, i thyen xhamin e u rrëmben ushqimet

14 Dhjetor 2023 | 08:09

Një familje mbeti e shokuar pasi një elefant tentoi të futej në furgonin e tyre duke kërkuar ushqim, ndërsa ata ishin me pushime në Sri Lanka.

Në video elefanti duket duke dalë nga pemët në Parkun Kombëtar Yala, përpara se të vraponte papritur drejt Kasun Basnayake dhe familjes së tij me furgonin që kishin marrë me qira. Më pas, ai përdori feçkën për të thyer dritaren e shoferit dhe nisi të kërkonte brenda makinës për bagazhet.

“Filloi të nuhasë rreth këmbëve tona për ushqim dhe shoferi na tha t’i jepnim çdo gjë që kishim, kështu që e ushqeva me sanduiçin e mbetur të djalit tim”,-tha pwr BBC Kasun, nga Perth, Australia Perëndimore.

“Ne hodhëm pjesën tjetër nga dritarja, më pas arritëm të largoheshim me shpejtësi. Ato sanduiçe dhe patate të skuqura ndoshta na shpëtuan jetën.”

Gjatë incidentit nuk raportohet për të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026