“Mësoi se shisja goxha apartamente”- Sipërmarrësi: Si m’u afrua Murseli, mesazhi

14 Dhjetor 2023 | 09:58

Sipërmarrësi shqiptar në Suedi, Bujar Zhuri, ishte të ftuar këtë të enjte në studion e Good Moorning Albanians në Euronews, ku rrëfeu njohjen me Naim Murselin.

Sipas sipërmarrësit, Naim Murseli, ishte një person i aftë në fushën e IT-së dhe e kontaktoi për të lidhur marrëveshje biznesi.

Zhuri tha se Naimi e dinte për të që shiste një numër të madh apartamentesh në Suedi dhe iu afrua për t’i shitur një faqe në ëeb që merrej me marketing.

Sipas tij, hera e fundit që e kishte kontaktuar ishte përpara tre muajsh, por që marrrëveshja nuk u arrit.

“Naimi ishte një djalë që kishte studiuar IT dhe ishte goxha i përgqatitur. Ai bleu një domain dhe provoi të ma shiste mua. Ishte një faqe për marketing në Suedi, duke qenë se ai kishte marrë informacion që unë shisja goxha apartamente, me real estate dhe m’u afrua. E kishte blerë si domain përpara disa vitesh por nuk e bëri kurrë aktiv. Madje ma afroi përsëri për ta shitur përpara 3 ose 4 muajsh. Më shkruajti nëse doja ta blija përsëri, por unë e refuzova ngaqë kishin kaluar shumë kohë. Pashë te Naimi që është një person që donte të krijonte një marrëdhënie me interes financiar. Ai ofronte domainin dhe mund ta ndërtonte faqen, pasi kishte studiuar në këtë fushë”, tha Zhuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026