Çfarë dinte Liridona që e çoi drejt vdekjes? Flet eksperti i sigurisë
Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjitha pistat e hetimit të deritanishëm për vrasjen e Liridona Ademajt të çojnë tek një sekret që ajo dinte për bashkëshortin, të cilin ky i fundit nuk donte të bëhej publik.
Sipas Tërnavës, ka gjasa që Liridona të ketë pasur dijeni për një vepër të jashtëligjshme të bashkëshortit të saj për të cilën mund ta ketë kërcënuar se do ta bëjë publike.
“Të gjitha pistat e hetimit tregojnë se prapa rastit qëndron një vepër për të cilën ka pasur njohuri e ndjera dhe në rast të një konflikti që mund të kenë pasur mund ta ketë kërcënuar se do ta bëjë publike. Këto janë supozime, pasi hetimet po i bën prokuroria. Ky ka jetuar edhe në Suedi, dhe është befasia më e madhe që një i ri që është edukuar në një vend aq demokratik sa Suedia, është tmerruese që ka arritur në një akt të tillë. Mendoj se ato sekrete ka gjasa t’i zbulojnë shërbimet, por ne vetëm mund të supozojmë. Të gjitha gjasat janë që Naimi është marrë me veprimtari të rënda që opinioni nuk i di. Suedia ka interes të zbardhet kjo ngjarje, pasi fëmijët e të ndjerës do jetojnë në atë vend”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti: Liridona me karakter të fortë, habitem si nuk e dalloi planin e Naimit
- Eksperti nga Kosova: Liridona ka lënë dëshmi për Naimin, policia i ka bisedat
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh