Kush e merr Rithemelimin? Qafoku: Argita duhet të futet në garë, pa ndërhyrje
Analisti, Roland Qafoku ka folur këtë të ënjtë në Euronews Now për vazhdimësinë e grupit të Rithemeimit, në rast se miratohet kërkesa e masës së arrestit ndaj Sali Berishës.
Diskutimet nën zë flasin për një futje në garë të vajzës së ish-kryeministrit, Argita Berisha.
Qafoku u shpreh se Argita Berisha duhet të ishte futur më herët në politikë, jo tani në një moment kritik të Partisë Demokratike.
“Unë e imagjinoj që një Argita Berisha në krye të PD-së do ishte shumë më kontributore sesa Lulzim Basha, i vendosur nga Sali Berisha. Vetë duhet që ajo të garojë dhe t’a meritojë atë garë që do bëjë në Partinë Demokratike.”-tha ai.
Sipas tij, duke pasur parasysh cilësitë e Argitës, ajo do të mund t’a fitojë garën, qoftë edhe pa ndërhyrjen e babait të saj. Qafoku tha se ndërhyrja do të ishte një shkatërrim për karrierën e saj, por dhe për vetë Rithemelimin.
“Unë jam i bindur që kjo do t’ia shkatërrojë karrierën Argitës, por edhe Partisë Demokratike. Me aq sa e njoh unë zonjën Malltezi, ajo nuk ka nevojë për këto ndihmat dhe këto shiringat”, tha Qafoku.
Nga ana tjetër për kërkesën e arrestit të zotit Berisha, analisti u shpreh i keqardhur, duke marrë parasysh kontributin e tij 30 vjeçar në politikën shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West