Kryemadhi: Ilir Meta ishte i pari që bëri thirrje për tryezë të reformës zgjedhore, Basha i shkoi, Rama jo
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e pyetur nga gazetarja Ilva Tare në studion e Ilva Now se cili ishte qëndrimi i presidentit të republikës, Ilir Meta që lidhur me marrëveshjen për reformën zgjedhore, tha se nuk kishte komunikuar me të lidhur me këtë gjë, por nuk përjashtoi mundësinë që t’i ketë ardhur edhe keq.
Znj Kryemadhi kujtoi faktin se presidenti Meta ishte i pari që kishte bërë thirrje për tryezë mes palëve politike në vend për reformën zgjedhore.
“Unë nuk komunikuar me të lidhur me këtë çështje, mund t’i ketë ardhur mirë ose keq. Ai ka bërë thirrje për këtë tryezë, Basha i ka vajtur, Rama jo se donte ta shkarkonte”, – tha Kryemadhi ndërsa shtoi se edhe nëse kjo reformë miratohet me dakordësi dhe zgjedhjet cenohen, dyert e Shqipërisë në BE do të mbyllen.
E pyetur lidhur me mundësinë e një koalicioni me PS nëse kësaj të fund do t’i nevojiten mandate për qeveri, Kryemadhi e pa të largët fitoren për Partinë Socialiste, e cila sipas saj në zgjedhjet e 2017, me një opozitë të përçarë dhe shtetin pas vetes, ishte numerikisht në minorancë.
“Nëse pas zgjedhjeve të lira e të ndershme PS do ketë nevojë për qeveri, kjo është e pamundur. Unë nuk e besoj, se me një opozitë të përçarë, me një shtet policor nga prapa, sot numerikisht Rama është në minorancë. Të gjitha partitë e vogla janë në koalicion me PS, por Rama përfitoi përça e sundo”, – tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI lëshoi një lumë akuzash në drejtim të ish-ambasadores së BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e cila sipas saj ka qenë një nga shkaktaret kryesore pse BE nuk i hapi negociatat me Shqipërinë.
“Nuk shkroi asnjë fjalë për kanabisin, për pastrimin e parave. Ramës nuk ja ka fajin Macron, shumica e shteteve të BE kanë qenë jo për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, – tha znj. Kryemadhi.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar