Masat anti-COVID, shqiptarët përdorin tranzit RMV-në për të shkuar në Greqi
Më shumë se 2800 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës.
Burimet zyrtare thanë për Euronews Albania se vijon të jetë i lartë numri i daljeve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ç’ka tregon se shqiptarët përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit drejt shtetit grek.
Daljet gjatë ditëve të fundit janë shtuar edhe për shkak të reduktimit të daljeve nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës nga pala greke.
Në kushte të tilla fluksi stacioni i policisë kufitare të Qafë Thanës ka shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje.
Madje në fundjavë policia jonë kufitare ka punuar me 5 sportele, 2 hyrje dhe tre në dalje.
Falë shtimit të sporteleve janë evituar radhët në këtë pikë kalimi kufitar.
Lexoni gjithashtu:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës