Albin Kurti fushatë në Tiranë, thirrje shqiptarëve që të votojnë 3 kandidatët e VV-së

3 Mars 2021 | 11:13

Nga zyrat e Vetëvendosjes në Tiranë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehu mbështetjen për kandidatët e LVV për zgjedhjet e 25 prillit teksa bëri thirrje që ndryshimi që ka ndodhur në Kosovë të mbërrijë edhe në Shqipëri.

“Në Shqipëri po shumëfishohet organizata për nga numri i mbështetësve dhe kjo do të reflektohet edhe në zgjedhjet e radhës.

Më lejoni t’i falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri, që na kanë përkrahur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, sepse shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë.

Do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër në Kosovë me Tiranën zyrtare, por mbase jo vetëm aq. Kam një vizitë treditore, në tre qytete, për tre kandidatë”, tha z. Kurti.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës bëri thirrje gjatë deklaratës së tij që qytetarët shqiptarë të votojnë kandidatin e pavarur z. Boiken Abazi, të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji raportoi se kryeministri i ardhshëm i Kosovës bëri thirrje gjatë deklaratës së tij që qytetarët shqiptarë të votojnë kandidatin e pavarur z. Boiken Abazi, të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ai u shpreh se ka ardhur në Shqipëri për të mbështetur tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Iliaz Shehu në Lezhë, Boiken Abazi në Tiranë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, ndërkaq tha se do të shkojë personalisht nesër në Gjirokastër për të takuar qytetarët atje dhe për të bërë thirrje për të mbështetur z. Merxhani”, – raportoi Salianji.

Gazetari i Euronews Albania sqaroi gjithashtu se nuk ka një agjendë zyrtare të vizitave që do të zhvillojë Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij duke qenë se nuk është zgjedhur ende kryeministër i Kosovës dhe nuk ka një protokoll.

Ai shtoi gjithashtu se sipas deklaratës së bërë nga zyra e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti do të jetë sërish në Tiranë në 25 prill, për të votuar për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026