Basha zotohet se do të çlirojë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve

3 Mars 2021 | 12:24

Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat, Lulzim Basha theksoi se është e shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për pastrimin e parave, ku Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim.

“Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pastrimin e parave dhe korrupsionin në botë.

Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Në raport thuhet qartë se investimet në pasuri të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të të ardhurave të paligjshme”, – tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike u zotua se kur të vijë në qeveri do të “të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”.

“Në 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do dalë nga vota juaj.

Duke filluar nga unë i pari kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri te zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do ja çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedhë bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, të paligjshmërisë, në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit”, u shpreh kreu i PD.

Basha sulmoi edhe bashkinë e Tiranës, e cila sipas tij është parajsa e pastrimit të parave të Ndraghet-ës, ndërsa shtoi se pastrimi i parave është në çdo qelizë së shtetit

Kreu demokrat theksoi se ky është shkaku i paralizës së biznesit dhe sipërmarrjes, dhe se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026