Kosova ende pa vaksina, mjeku: Autoritetet politike e shëndetësore nuk treguan vizion dhe largpamësi
Rritja e rasteve të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë ka ngritur shqetësimin tek autoritetet shëndetësore dhe tek qytetarët. Mjeku infeksionist, Ilir Tolaj thotë për Euronews Albania se shkak për rritjen e infektimeve janë bërë aktivitetet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai thotë se partitë në takim me qytetarët nuk kanë respektuar masat anti-covid dhe kjo ka bërë që numri i infektimeve të rritet ndjeshëm.
“Në këto javët e fundit vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e atyre aktiviteteve parazgjedhore, të cilat nuk e respektuan fare masat anti-covid. Kosova ka gjasa, që edhe këtë fazë të pandemisë ta kalojë me lehtë se vendet e rajonit”, tha ai.
Lidhur me mungesën e vaksinave, mjeku infektolog bën përgjegjëse strukturat shëndetësore dhe ato politike. Sipas tij, këto struktura janë treguar jolargpamëse sa i takon sigurimit të dozave për të nisur procesin e vaksinimit në vend.
“Autoritetet e Kosovës u treguan jolargpamëse, që të fillonin kontaktet me prodhues eventualë. Ka qenë një farë neglizhence e madhe ose mungesë vizion dhe angazhimi serioz për të siguruar vaksina edhe në rrugë të tjerë, përveç mekanizmit COVAX”, theksoi ai.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)