Rama nga Roma: Unë nuk i kontrolloj gjykatat, marrëveshja s’ka asgjë antikushtetuese
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Romë me ftesë të kryeministres italiane Georgia Meloni, në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023.
Në konferencën e përbashkët me mediat, Rama iu përgjigj edhe pyetjes nëse mendon se Gjykata Kushtetuese mund të hedh poshtë marrëveshjen, ai tha se diskutime për këtë çështje e bëjnë për të qeshur.
Ai tha se pezullimi është një proces normal që gjykata ta rishqyrtojë marrëveshjen para se ajo të ratifikohet nga parlamenti.
“Më bëni për të qeshur! Kushtetuta është automatike, duhet patjetër që të pezullohet marrëveshja që ajo të merret në shqyrtim para se të ratifikohet nga parlamenti. Jam i qetë se në marrëveshje nuk ka asgjë jashtë kushtetutës.
Ne do presim me qetësi vendimin që më pas të nisim nga puna. Brenda marsit është limit, por besoj se vendimi do jepet më parë pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet ta dinë që të ecin përpara”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta