“Të rinjtë lexojnë më pak”-Lera: E trishtë, libri ka një magji që se gjen në celular
Profesori Nasi Lera ka shprehur keqardhjen që të rinjtë që lexojnë libra janë gjithnjë e më të paktë.
Komentet Lera i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se libri ka një “magji” që nuk e ka asnjë cellular.
Ai tha se ata që lexojnë librin, bëhen më të dashur me familjen, miqtë, natyrën dhe gjithçka që i rrethon.
“Keqardhja ime për punën e lexueve të rinj që janë më të pakët është e njëllojtë me keqardhjen që ndiejnë të gjithë që të rinjtë largohen nga Shqipëria për një jetë më të bukur. Libri nuk është edhe aq komod për t’u lexuar dhe shijuar.
Duhet të izolohesh diku që të jesh komod, pra vetëm ti dhe libri, ti dhe personazhi, ti dhe autori. Pastaj libri ka një magji që fillon që nga prekja e letrës dhe një veçanti se nuk është si celulari. Unë dia vetëm librin fizik dhe përpiqem që bibliotekën time ta pasurojë vazhdimisht.
Më ndihmon shumë vajza, ajo jeton në Francë, aty ka familjes e saj, ka 30 vite. Nëse do dashurosh librin, jo vetëm e pasuron vetëveten, por do të kesh edhe një dashuri më të madhe për familjen, për shokët, për natyrën, për këdo”, tha Lera.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta