“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

25 Maj 2026 | 13:20

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi këtë të hënë në Tiranë, ku një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet është marrëveshja për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Gazetarit theksoi se kjo çështje është shumë e komplikuar dhe sipas tij nuk pritet të ketë zgjidhje. Ai u shpreh se me ndërhyrjen e SHBA-ve në këtë çështje mund të arrihet në një marrëveshje, por siç theksoi edhe ai, të dyja palët nuk mund të arrijnë një zgjidhje.

Mendoj se është një çështje shumë e komplikuar kjo e detit. Më duhet të sqaroj pak politikën greke dhe politikën e kësaj qeverie: ata krijojnë shumë histori vetëm e vetëm për opinionin e brendshëm. Ai kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për ta çuar çështjen në Hagë, por nuk ka insistuar dhe nuk ka bërë asgjë për ta çuar atë në Hagë. Nëse çështja duhet të shkojë në Hagë, duhet si për të kërcyer tangon, ai duhet të flasë me palën shqiptare për këtë çështje dhe të krijojnë kushtet që palët ta çojnë. Për momentin, kjo është vetëm një lojë politike dhe asgjë tjetër.

Besoj se në vitin 2018, nëse nuk gabohem, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias ishin shumë pranë arritjes së kësaj marrëveshjeje, por nuk e di se kush e prishi këtë shans. Mendoj se është më mirë që të arrihet një marrëveshje bilaterale dhe të mos shkojmë në Hagë, sepse nuk e dimë kurrë se çfarë mund të vendosë Gjykata e Hagës mbi këtë çështje. Është mirë që të mos luajnë lojëra me çështje kaq të rëndësishme”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu nëse të dyja palët do të mund të arrijnë një marrëveshje, ai iu përgjigj se vet ato nuk mund të arrijnë një marrëveshje, por nëse ndërhyn SHBA-ja mund të arrihet diçka.

 “Jo, nuk e mendoj. Besoj sepse të dyja qeveritë duan t’i zgjasin dallimet bilaterale vetëm për çështje politike. Ato nuk duan që të gjejnë një zgjidhje, ndaj e shoh të vështirë. Mendoj se na duhet dikush tjetër për ta bërë këtë, dikush si Shtetet e Bashkuara që t’i nxisë palët që të arrijnë një marrëveshje. Besoj se Shteteve të Bashkuara me qeverinë e Trump ju intereson biznesi, nuk ju intereson politika apo diplomacia. Nëse pranon të bësh biznes me ta, atëherë ata të mbështesin. Në rast të kundërt, të refuzojnë. Aktualisht nuk besoj se do të nënshkruhet ndonjë gjë e tillë”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026