“Nuk dihet ç’ndodhi”, avokati: Në gusht në Peqin vdiq një tjetër, s’u bë publike
Avokati Kujtim Cakrani, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Cakrani tha se është e pamundur që arma të jetë futur në ambientet e burgut pa e kapur skaneri. Ai theksoi se personat që kanë organizuar eliminimin e të dënuarit, kanë bashkëpunuar me punonjës së policisë së burgjeve.
Gjithashtu avokati u ndal dhe te situata në burgje ku tha se kohët e fundit ka patur shumë vdekje të cilat janë paraqitur si natyrale, por që duhet të ishin hetuar nga prokuroria.
Madje ai publikoi dhe rastin e një vdekjeje në muajin gusht e cila sipas tij nuk është bërë publike.
“Në burgjet shqiptare ka çdo muaj nga 1 person që e vrasin edhe nuk kuptohen shkaqet dhe nuk bëhet asnjë hetim nga organi i akuzës. Në muajin gusht në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë një person dhe nuk u bë as lajm. Sot e kësaj dite nuk dihet çfarë ndodhi me të.
Ndodhin çudira por nuk dalin informacionet pasi nuk duan të krijojnë gjendje alarmante. Burgjet shqiptare nuk janë burgje, por qendra inkuzicioni”, tha Cakrani.
Kujtojmë se viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.
Sakaq, autori Mjaçaj, i cili dyshohet ta ketë kryer vrasjen kundrejt pagesës, vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi