Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria kërkon burg për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët

17 Dhjetor 2023 | 16:44

Prokuroria Elbasan kërkon masën e arrestit në burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e burgut Peqin të ndaluar.

Sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Të shtunën, një ditë pasi Sokol Mjacaj ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja, prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e drejtorit të burgut Kamber Hoxha dhe 11 punonjës pjesë e zinxhirit komandues. Ata akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll ndaj të burgosurit.

Këto lëvizje të prokurorisë jusifikikohen me dyshimet se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin e Arben Lleshajt, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.

Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.

Fillimisht u aludua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.

Në dëshminë e tij Mjacaj ka deklaruar se ka pasur konflikte dhe debate me Lleshajn, pasi ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor ndaj ka kryer dhe krimin.

Por hetuesit dyshojnë se vrasja është organizuar me pagesë për hakmarrje.

Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.

12 të ndaluar për “shpërdorim detyre” janë
-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç,
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026