Spahiu: Plani Athinës, asociacioni i 3 bashkive “greke” në Jug të Shqipërisë
Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën e krijuar mes Athinës dhe Shqipërisë dhe veton që Greqia ka vendosur ndaj vendit tonë për shkak të çështjes ‘Beleri’.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Përëndimi mund të përballet me një konflikt tjetër në vendin tonë, i ngjashëm si ai në Veri të Kosovës.
Sipas tij nëse Himarën e merr nën kontroll Greqia, kjo e fundit mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin e Finiq.
“Nëse problemi do të ishte thjesht një individ, unë them që problemi duhet të zgjidhet, nëse problemi është shumë parimor që një Greqi e kontrolluar nga qeveria shqiptare përbën më stabilitet se sa një Himarë e kontrolluar nga Athina dhe Greqia që mund të jetë një destabilitet për rajonin atëherë këtu mbetet për t’u parë.
Ka një dyshim të Perëndimit që i gjithë ky shqetësim nacionalist i Athinës për Himarën, e të gjitha këto pretendime nacionaliste për të vënë në kontroll Himarën, mund të jenë një rrezik për pretendime autonomie. Perëndimit i duhet të përballet me një konflikt tjetër të ngjashëm si ai në Veriun e Kosovës ku nëse Himara bëhet nën kontrollin e Greqisë, mund të kërkojë një asociacion së bashku me Dropullin dhe Finiqin”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 13:01 Kultivuan kanabis në Vaun e Dejës, në pranga vëlla e motër. Procedohet kryeplaku dhe një vrojtues pyjesh (VIDEO)
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim