Korça destinacioni numër 1 në fundvit, bashkia evente artistike dhe koncerte

17 Dhjetor 2023 | 13:42

Shqiptarët kanë zgjedhur Korçën si destinacion për të kaluar festat e fundvitit e për këtë arsye Bashkia i është përgjigjur me dy kalendare eventesh.

Pothuajse çdo ditë të Dhjetorit do të ketë shfaqje artistike në teatrin “Andon Zako Çajupi” ndërkohë që koncerte muzikore do të ketë edhe në sheshe të ndryshe të qytetit juglindor.

“Bashkia ka përgatitur një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, dy kalendarë të veçantë. Një për teatrin i cili thuajse çdo ditë ka shfaqje teatrale dhe një kalendar outdoor Në sheshin e Pazarit të Vjetër dhe sheshin e kullës panoramike, ku janë vendosur dy skena. Sekonda 58 do të performojnë në skena emra shumë të njohur të muzikës shqiptare, grupe të muzikës live, dj në mënyrë që vizitorët mos shijojnë vetëm dekorin por e këtë kalendar e gjallërinë deri në 2 Janar”, thotë Benila Themeli, nënkryetarja e bashkisë Korçë.

Event i veçantë në qytetin më të madh të juglindjes së vendit do të jetë dhe ai i ndërrimit të viteve.

“Për momentin e ndërrimit të viteve do të kemi një spektakël fishekzjarrësh dhe dj në qendër të qytetit, do të kemi muzikë dhe jo shumë fishekzjarrë, jo vetëm për banoret po e vizitorët e shumtë të cilët kanë tejmbushur hotelet në këtë dhjetor”, tregon ajo.

Kalendari artistik ka nisur mbrëmjen e së shtunës me koncertin e 21 kitarave në pedonalen e qytetit, ndërkohë që operatorët turistike shprehen se nuk ka me vende akomodimi të lira për netët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Korçë

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026