Autori me biçikletë, e qëlloi 4 herë – Kush është shënjestra e atentatit në Shkodër

18 Dhjetor 2023 | 10:06

Një person ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga tha se ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Dollari ku shtetasi Aleksandër Curraj, 40 vjeç është qëlluar 4 herë me një armë zjarri tip pistoletë nga një person që lëvizte me biçikletë.

Autori është larguar në drejtim të qendrës së qytetit dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Në momentin që ka ndodhur atentati, zona ku u qëllua 40-vjeçari ishte shumë e populluar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026