Albin Kurti: E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti i VV Boiken Abazi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Boiken Abazit për deputet nga radhët e kësaj partie, qendra në Shqipëri, për zgjedhjet e 25 prillit.
Më vonë përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehet se politika nuk përparon pa u thënë e vërteta, dhe se e vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi.
“Politika nuk përparon pa u thënë e vërteta. E vërteta për Tiranën do të thuhet nga deputeti Boiken Abazi. Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të.
Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin”, ka shkruar Kurti.
Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani janë tre kandidatët të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës