Mblidhet Këshilli i Mandateve, Boçi: Plan i detajuar për eleminimin e demokracisë
Deputeti Luçiano Boçi ka mbajtur fjalën para protestuesve që janë mbledhur para Kuvendit për të protestuar ndërsa nga njëkohësisht po mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Në fjalën e tij ai tha se e gjitha që po ndodh është një plan i detajuar për të eleminuar demokracinë ndërsa ka bërë thirrje që protesta duhet të vijojë.
Boçi nënvizoi se duhet të shpëtojmë vendin nga krimi.
“Ju jeni besimi e shpresa, ndërsa ata që janë aty që duan të votojnë imunitetin e Berishës nuk janë gjë tjetër veçse kukullat e Edi Ramës i kapur nga korrupsioni. Ajo që po ndodh atje nuk është as rastësi politike nuk është as gabim i SPAK, por as drejtësi. Është një plan i detajuar për të eleminuar demokracinë dhe për t’i shtruar qilimin e kuq sundimit të Edi Ramës. Po vijmë për Sali Berishën sepse duke qenë me Sali Berishën unë jam për të ardhmen time. Të vazhdojmë të protestojmë se vetëm kështu mund të shpëtojmë këtë vend nga ky krim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta