Deputeti gjerman godet Vuçiç: Po kërkon të destabilizojë gjithë rajonin e Ballkanit

18 Dhjetor 2023 | 11:01

Në secilën paraqitje kur flet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç shprehet i rezervuar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Deputeti gjerman, Thomas Hacker  thotë se duhet të pritet pas zgjedhjeve nëse Vuçiç e ka seriozisht se nuk do t’i respektojë marrëveshjet e dala nga dialogu.

Hacker, konsideron se vetëm përmes një dialogu të sinqerte mund të ketë siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Me të vërtetë situata e sigurisë vazhdon të jetë e ndjeshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo çfarë ndodhi në Banjska ishte shumë e rrezikshme kur u sulmua policia e Kosovës, pati edhe të vdekur në mesin e tyre. Këto ngjarje duhet të evitohen në të ardhmen dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për sigurinë e rajonit. Vetëm pak ditë më parë gjatë fushatës elektorale, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk e do e respektojë marrëveshjen me Kosovën, nuk e di nëse ai tha këtë për qëllime politike apo me të vërtetë ky është qëndrimi i tij. Megjithatë duhet të presim edhe pak dhe të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”, ka thënë deputeti gjerman.

Politikani gjerman, thotë se historia e Gjermanisë mund të shërbejë si shembull i mirë për Kosovën si dhe për Serbinë.

Tutje, deputeti nga Freedom Democratic Party, konsideron se ka ardhur koha që t’i hiqen masat ndëshkuese Kosovës.

“Nëse Kosova dhe Serbia e kanë ndërmend që një ditë të bëhen pjesë e familjes evropiane, atëherë duhet ta dinë se kjo arrihet vetëm përmes komunikimit dhe normalizimit të marrëdhënieve. Rasti i Gjermanisë është një shembull i mirë, ishte një vend i ndarë në dy shtete dhe morri shumë kohë derisa filluam të kishim një komunikim normal, por ne në fund u bashkuam sërish. Të dyja shtetet duhet të jenë ta barabarta dhe të punojnë sa më shumë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shpresoj që së shpejti do të largohen edhe masat ndëshkuese për Kosovën sepse me të vërtetë nuk kanë më kuptim, dhe të fillohet me zbatimin e planit franko-gjerman”, është shprehur ai për Tëvë1

Nga Bashkimi Evropian e kanë përsëritur edhe njëherë se Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese për Kosovën edhe Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen në Ohër, dhe ka deklaruar se Serbia ka vija të kuqe për disa nga pikat e marrëveshjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026