Zbërthimi i SKY, 120 të pandehur para gjykatës në Belgjikë, mes tyre shumë shqiptarë

18 Dhjetor 2023 | 16:45

Ka nisur të hënën në Belgjikë një nga gjyqet më të mëdha kundër trafikut të drogës në historinë e vendit, me 120 të pandehur, të arrestuar pasi hetuesit zbardhën komunikimet në aplikacionet ilegale.

Të dyshurit janë nga Shqipëria, Belgjika, Kolumbia dhe Afrika e Veriut dhe akuzohen për përfshirje në një rrjet të gjerë kriminal, me seancën që është mbajtur nën masa të rrepta sigurie në një sallë të ish-selisë së NATO-s në Bruksel.

Organizata multietnike, aktive nga 2017-a deri në 2022-shin, përbëhej nga disa banda kriminale dhe u çmontua pas një operacioni të policive belge, gjermane dhe italiane.

Prokurorët deklarojnë se kokaina dhe kanabisi transportoheshin me kontejnerë nga Amerika e Jugut dhe Maroku dhe hynte përmes porteve të Blegjikës, Holandës dhe Francës, përpara se të shpërndahej në tërë Evropën.

Çështja bazohet pjesërisht në provat e siguruara pasi hetuesit në Belgjikë, Francë dhe Holandë zbërthyen komunikimet e kriptuara në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të përdorura rëndom nga kriminelët.

Ministri belg i Drejtësisë, Paul Van Tigchelt deklaroi se bëhej fjalë për një nga goditjet më të forta kundër krimit të organizuar në Belgjikë.

Gjyqi pritet të zgjasë disa muaj dhe vendimi nuk pritet të jepet përpara gjysmës së parë të 2024-s. disa nga avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kundërshtuar procesin, me argumentin se klientët e tyre duhet të gjykohen më vete.

“Autoritetet po përpiqen të imitojnë maksi-proceset kundër mafias italiane. Pra, është e gjitha një spektakël”, deklaroi Guillaum Lys, avokat i një prej të akuzuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026