Reforma Zgjedhore fut palët në shinat e dialogut, sot pasdite mblidhet Këshilli Politik

16 Janar 2020 | 08:05

Sot pasdite pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik. Ai u krijua të martën nga tryeza e PSPDLSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.

Këshilli politik pritet të mblidhet në orën 17.00 të ditës së sotme dhe do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament. 

Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbledhur mbrëmjen e kaluar aleatët e saj për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill duke e zgjeruar numrin e përfaqësuesve të saj në këtë takim.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sqaruar ditën e djeshme në një konferencë për shtyp pozicionin politik të Partisë Demokratike pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore me mazhorancën. Ai shprehu vendosmërinë se kjo reformë  do të udhëhiqet nga kushtet e Bundestagut duke akuzuar të gjithë anëtarët e parlamentit, mazhorancë e opozitë.

Si objektiv të parë opozita ka vijimin e procesit për mos-zvarritjen e afatit për përmbylljen e saj brenda 15 marsit, ndërsa uljen në tryezë me Damian Gjiknurin, kryedemokrati nuk e cilëson si amnisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026