Kërkim për gaz në Dumre, ministrja Balluku nënshkruan memorandumin me kompaninë italiane

4 Mars 2021 | 15:42

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka nënshkruar një memorandum për Projektin e Depozitimit nëntokësor të Gazit Natyror në zonën e Dumresë.

Ky memorandum parashikon bashkëpunimin midis Albgaz dhe kompanisë italiane SNAM për zhvillimin e depozitave nëntokësore të gazit natyror.

“Zhvillimi i rrjetit të transmetimit të gazit është një nga objektivat strategjike të qeverisë shqiptare, në kuadër të të cilit është miratuar edhe master-plani kombëtar për gazifikimin e vendit, pjesë e të cilit është edhe projekti i depozitimit nëntokësor të gazit natyror në zonën e Dumre”, tha ministrja.

Ajo shpjegoi po ashtu arsyet se pse është zgjedhur zona e Dumresë për këtë plan.

“Dumreja është përzgjedhur për zhvillimin e një projekti depozitimi për shkak të formacioneve kripore, të cilat ofrojnë kapacitet të mëdha depozitimi që tejkalojnë kërkesën kombëtare dhe krijojnë mundësinë e mbështetjes për një sistem gazi të integruar transballkanik”, shtoi znj. Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026