Kush është vajza misterioze që e vizitoi? Gazetari: Pse Mjacaj do vendosej në 41-bis

19 Dhjetor 2023 | 23:02

Gazetari Armand Bajrami është shprehur se ka vrasësi i Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj, nuk ka qenë eksponent për t’u vendosur në regjimin 41 bis, pasi sipas tij, nuk ishte pjesë e organizatave kriminale.

Komentet Bajram i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vendimi për vendosjen e tij në 41 bis mund të ketë ardhur pasi dyshohet se ka pasur informacione se Mjacaj mund të përdorej nga organizatat kriminale.

Po ashtu ai foli edhe për vajzën që e vizitoi Mjacajnë për herë të fundit në burg, për të cilën tha se njëherë ishte prezantuar si kushërirë e tij dhe njëherë si mikeshë.

“41 bis është një lloj regjimi i posaçëm burgu, ku të burgosurit futen aty, ku janë më të monitoruar dhe të survejuar. I gjithë qëllimi është për personazhe të caktuar që teksa janë të paraburgosur apo në burg, vijojnë të mbajnë kontakte me botën jashtë, ku porosisin vrasje she krime. Rasti i Mjacajt nuk ishte rasti specifik për shkuarjen në këtë regjim. Sepse vrasja e të miturit dhe dy turistëve çekë nga Mjacaj, nuk ishte krim i organizuar.

Mjacaj ishte një njeri i pashpresë për të dalë nga qelitë e burgut dhe agjencitë ligjzbatuese kanë kuptuar se ky person ka pasur tendencë që të përdoret nga krimi i organizuar. Në 16 nëntor Mjacaj ka bërë takimin e fundit. Është takuar me një vajzë që njëherë është prezantuar si kushërirë dhe njëherë tjetër si mikeshë e Mjacajt. Prokuroria ka për detyrë të verifikojë nëse ajo përfaqëson apo është e kompromentuar. Mënyra e hyrjes së pistoletës është absolutishe e paprecedentë”, tha Bajrami.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026