Akuzohet për korrupsion për zgjedhje, GJKKO nis gykimin për Edison Memollën
GJKKO ka nisur gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ai nuk ishte i pranishëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij.
Kujtojmë se akuza ndaj tij u ngrit pasi u probuan favorizime në këmbim të votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Rasti u denoncua më 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku Memolla i kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos i ndërprsite dritat një familjeje debitore sa ti merrte votat, e madje i konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagese, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mospenalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sa të kalonin zgjedhjet.
Në seancën e ditës së sotme u vendos që të nis gjykimi edhe për tre persona të tjerë:
- Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal;
- Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal;
- Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta