Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla në SPAK

19 Tetor 2023 | 15:23

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla është paraqitur këtë të enjte në SPAK nën shoqërinë e avokatit Ermal Yzeiraj.

Deri në këto momente, burime për Euronews Albania konfirmojnë se zyrtarit të lartë i janë komunikuar dy akuza nga prokurori i SPAK, Edvin Kondili.

Korrupsion në zgjedhje dhe kanosje e zgjedhësit janë dy akuzat që rëndojnë mbi Memollën.

“Memolla akuzohet lidhur me një episod në muajin mars të vitit 2023, vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale të 14 majit ku zoti Memolla ka ndërhyrë për të mos ndërprerë dritat në një banesë, ku kryefamiljarja e kësaj banese ishte debitore sa i takon pagesës së energjisë elektrike, por Edison Memolla në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ndërhyrë dhe në këtë bisedë që është sekuestruar nga SPAK dhe që në fakt në atë kohë është bërë publike edhe në media, zoti Memolla ka komunikuar me një elektricist të cilit i ka kërkuar që të mos i ndërpriste energjinë elektrike kësaj familje edhe pse kjo familje ishte debitore, por ta lejonte derisa të kalonin zgjedhjet dhe më pas t’i paguante zoti Memolla këto detyrime të ksaj familje,” – u shpreh gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026