Tërmeti në Greqi, Plangarica: 200 banesa janë cilësuar të pabanueshme, banorët do të strehohen nëpër çadra
Në një intervistë për Euronews Albania sipërmarrësja, Arminda Plangarica tha se tërmeti që ra ditën e mërkurë në Larisa të Greqisë me magnitudë mbi 6 ë shkallës Richter, fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në jetë njerëzore, por vetëm dëmtime materiale të banesave.
Sipas Plangaricës nga tërmeti i datës 3 u dëmtuan rreth 30 shtëpi që ishin të vjetra dhe u cilësuan jashtë standardit nga inxhinierët e ndërtimit. Ndërsa pas goditjes sizmike gjatë mbrëmjes së djeshme 200 shtëpi janë cilësuar nga autoritete të pabanueshme. Tërmeti i të enjtes mbrëma ra rreth orës 21:00 me një magnitudë 5.9 u ndje edhe Shqipëri.
“Nga të gjitha shtëpitë që kanë dalë të pabanueshme nga autoritetet, banorët janë jashtë dhe po shikohet që të strehohen disa nëpër çadra dhe kontejner”- tha sipërmarrja.
Pas dy tërmeteve të fuqishme, Greqia po kalon një situatë të rënduar lidhur me përballje me pandeminë e COVID-19, pasi ditët e fundit ta pasur një rritje të numrit të viktimave dhe infektimeve. Lidhur me këtë, autoritete kanë ashpërsuar masat kufizuese anti-covid, si dhe disa qytete janë cilësuar si zona të kuqe duke i vendosur banorë në izolim.
Epiqendra e tërmetit të mbrëmshme raportohet se ka qenë në Elasona me thellësi 10 kilometra, sipas një vlerësimi paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Lëkundjet e djeshme pasojnë tërmetin e fortë të së mërkurës në Larisa të Greqisë, i cili ishte me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter, që la pas dëme të konsiderueshme materiale.
Lexoni gjithashtu:
Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri
Tërmeti me magnitudë 6.2 godet Greqinë, epiqendra pranë Larisës
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)