Epopeja e UÇK-së, Kurti: Gjatë qeverisjes, Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë një muze për krimet e luftës

5 Mars 2021 | 08:40

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti në një intervistë për Euronews Albania  theksoi se për dekada me radhë populli i Kosovës kërkon drejtësi për fatin e të pagjeturve, për viktimat që u shkaktuan gjatë luftës mes të cilëve kishte edhe gra edhe fëmijë.

Kurti tha sa të gjitha këto kërkesa janë bërë bashkë me Lëvizje Vetëvendosjen, për t’i adresuar pranë organeve përkatëse këto kërkesa të artikuluar më së shumti nga familjarët e viktimave. Një prioritet për Lëvizjen Vetëvendosje gjatë qeverisjes do të jetë edhe ngritja e një muzeu për krimet e luftës.

“Një prej çështjeve që do të bëjmë është edhe muzeu i krimeve të luftës, është e pabesueshme që deri më tani kanë kaluar 22 vite dhe nuk kemi asnjë muze, as këtë që e kemi pasur në dorë”- u shpreh anëtarja e kryesisë së LVV-së.

Ndërkaq Kurti tha se mungon adresimi dinjitoz institucional dhe kërkesa për drejtësi, ndërsa shton se kjo parti ka pasur një qasje ndryshe gjatë kohës kur kanë qenë në opozitë për t’i mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-ës dhe se kjo do të reflektohet edhe në qeverisje.

Ndërkohë sot në Kosovë nisin ceremonitë përkujtimore të epopesë së UÇK-së që përkojnë me luftën dhe sakrificën e familjes Jashari.

Më datën 5 mars të vitit 1998, forca serbe me mjete të blinduara, sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz. 

Komandanti Legjendare Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, luftuan gjatë përgjatë 3 ditëve, 5, 6 dhe7 marsit, për të rënë heroikisht në altarin e lirisë. 

Lexoni gjithashtu:

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

Masakra e Prekazit, ish-luftëtari i UÇK-së tregon momentet e vështira: Kërkojmë drejtësi

Dëshmitari i masakrës së Prekazit tregon tmerrin e 5 marsit: Jasharajt luftuan 3 ditë me 5000 trupa serbe

”Adem Jashari kishte mundësi të shpëtonte”, veterani i UÇK-së kujton sulmin e 5 marsit 1998

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026