Momentet e tmerrit të masakrës në Pragë, studentët fshihen në parvazin e dritareve
Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur mbrëmjen e djeshme vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet në Pragë.
Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë vrarë edhe babanë tij.
Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale në ndërtesën e Fakultetit të Arteve.
Agresori hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë të gjithë ata që i dilnin përpara. Stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në auditore, si dhe u fshehën në ambientet të ndryshme të universitetit.
Mes tmerrit dhe britmave disa nga studentët u fshehën në parvazet e dritareve me shpresën se agresori do të neutralizohej nga policia.
Pamjet dramatike u shpërndanë në media sesi të rinjtë strukeshin për të shpëtuar.
Policia thotë se autori i sulmit ishte një student 24-vjeçar në universitet, i cili nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse atij iu gjet një “arsenal i madh armësh dhe municionesh”.
https://www.youtube.com/watch?v=H_ej0TCE2sQ&t=3s
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West